Më shumë se 100 fotografi, me përmbajtje të rëndë, u ekspozuan në hapësirën e Muzeut të Kosovës.
Ekspozita e titulluar “Gjenocidi XX, ta kujtojmë të kaluarën”, sjell dëshmi nga krimet e tmerrshme, të dokumentuara nga autori Enver Hoxha, një përpjekje kjo për të ruajtur kujtesën me fakte dhe dëshmi të pakontestueshme, raporton “Express” i KTV-së.
Drejtori i Muzeut të Kosovës, Ajet Leci, tha se kjo ekspozitë paraqet vuajtjet e shumta që përjetoi populli i Kosovës.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi tha se është shokuar me atë se çfarë ka parë në këtë ekspozitë.
Saranda Bogujevci, e mbijetuar e masakrës, tha se duhet të mblidhen këto dëshmi dhe t’u përplasen në fytyrë krimbërësve.
Ekspozita do të zgjasë pesë ditë dhe do të jetë e hapur për të gjithë.