Reshat Randobrava shënon 60-vjetorin e karrierës në një CD

Elvira Berisha Elvira Berisha 10 December 2019 21:50

Në skenën e festivalit “Akordet e Kosovës”, në fund të viteve ’70, Sabri Fejzullahu e këndoi për të parën herë këtë këngë.

“Ti me sytë e zi” e kompozuar nga Reshat Randobrava, vazhdon të këndohet edhe sot.

Hiti i pavdekshëm është një prej 17 këngëve që janë pjesë e CD-së “Nga Festivali në Festival”, me të cilën Randobrava po e shënon 60-vjetorin e karrierës, raporton “Express” i KTV-së.

Randobrava, një prej kompozitorëve më të dalluar në zhanrin e muzikës së lehtë, nëpërmjet muzikës, u ka dhënë shpirt poezive të njohura të Asdrenit e Dritëro Agollit.

Këngët e Randobravës janë kënduar nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare dhe ai thotë se shumëçka ka ndryshuar prej asaj kohe.

Projekti muzikor “Nga Festivali në Festival” do të promovohet të premten, më 13 dhjetor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme