Protestë në Stokholm derisa Handkes i dorëzohet medalja e Nobelit Foto: Koha

Protestë në Stokholm derisa Handkes i dorëzohet medalja e Nobelit

10 December 2019 18:36

Derisa në sallën e koncerteve në Stokholm po mbahet ceremonia e ndarjes së çmimit Nobel për Peter Handken, jashtë ndërtesës korrespodentët e luftës, nga Christiane Amanpour deri te Jeremy Bowen, po protestojnë fitoren e tij duke ndarë tregimet e tyre të tmerrshme nga konfliktet në ish-Jugosllavi.

Shkrimtari austriak, qëndrimi i të cilit ndaj luftërave jugosllave në të ’90-tat dhe pjesëmarrja e tij në funeralin e Millosheviqit janë kritikuar gjerësisht, pritet të pranojë medaljen e tij të Nobelit në Stokholm, ku një turmë e madhe njerëzish po protestojnë siç edhe është pritur.

Protesta është organizuar nga disa organizata joqeveritare boshnjake, të mbështetura edhe nga shqiptarët, raporton Koha.net.

Në protestë po marrin pjesë edhe nënat e Srebrenicës.

Shkrimtari boshnjako-suedez, Adnan Mahmutoviq, i cili ka organizuar protestat, ka thënë se fitorja e çmimit Nobel për Handken është pritur me reagime shumë negative në Suedi.

“Shresojmë se zërat tanë sonte do të na ndihmojnë të nisim një dialog mbi pasojat e mohimit të vazhdueshëm të gjenocidit që ka vazhduar për dekada me radhë. Gjenocidi nuk është një ngjarje por një proces, faza e fundit e të cilit është mohimi. Nuk mund të lejojmë trashëgiminë tonë të Nobelit ta legjitimojë atë”, ka thënë ai.

Përpos Kosovës dhe Shqipërisë, ceremoninë e sotme e ka bojkotuar edhe Turqia, e cila është solidarizuar me viktimat e luftërave në Bosnjë dhe Kosovë. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, të martën e kritikoi Handken direkt në televizion, duke thënë “Nobeli s’ka asnjë vlerë”... duke i dhënë çmimin Nobel për letërsi në Ditën e të Drejtave të Njeriut një figure që mohon gjenocidin në Bosnje e Hercegovinë nuk është asgjë më pak sesa të shpërblesh shkeljet e të drejtave të njeriut”.

Ambasadori i Turqisë në Suedi, Hakki Emre Yunt, njoftoi po ashtu se nuk do të marrë pjesë në ceremoni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme