Kulturë

“BRICK” vazhdon kontributin për nxënësit e Kaçanikut, kënd leximi në Shtëpinë e Kulturës

Këndet e leximit janë hapësira relaksuese për nxënësit gjatë kohës së lirë dhe të rinjtë e Kaçanikut, tashmë e kanë një kënd të tillë.

Nxënës të të dyja shkollave të mesme, gjimnazit “Skënderbeu” dhe shkollës së mesme profesionale “Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka”, krijuan këndin e leximit në hapësira të shtëpisë së kulturës “Xheladin Kurtaj”.

Qëllimi i këtij projekti është të mbledhë sa më shumë nxënës për lexim në hapësirën e kompletuar me raftin për libra, tavolinën, karrige, ulëse si dhe me një pjesë të konsiderueshme të librave.

Nxënësit e Kaçanikut shprehen të lumtur që tashmë e kanë hapësirën në të cilën mund të lexojnë.

Ky aktivitet është pjesë e programit “Brick”, themeluar dhe implementuar nga organizata CDF.