Kulturë

Punonjësit e “Ulpianës” katër muaj pa paga, paralajmërojnë bllokim të Parkut

Punonjësit e “Ulpianës” katër muaj pa paga, paralajmërojnë bllokim të Parkut

Nëpërmjet një porosie elektronike Dejan Dimitrijeviq njoftohet se pagën e ka në llogarinë bankare. Dimitrijeviq nga Graçanica është punonjës i parkut arkeologjik “Ulpiana”.

Për herë të fundit porosinë elektronike për pagë e ka marrë në fillim të muajit gusht. Qysh prej asaj kohe telefoni nuk e ka lajmëruar se i është ekzekutuar paga. Kështu, ai bashkë me pesë kolegë të tjerë në fund të dhjetorit mbushin pesë muaj që nuk i kanë marrë pagat.