---
description: Nëpërmjet një porosie elektronike Dejan Dimitrijeviq njoftohet se pagën e ka në...
title: Punonjësit e “Ulpianës” katër muaj pa paga, paralajmërojnë bllokim të Parkut
image: https://resources.koha.net/images/2019/December/09/Ulpiana1575880063.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kulturë

# Punonjësit e “Ulpianës” katër muaj pa paga, paralajmërojnë bllokim të Parkut

![Foto: Driton Paçarada / Koha](https://resources.koha.net/images/2019/December/09/Ulpiana1575880063.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [Shaban Maxharraj](https://www.koha.net/autori/shaban-maxharraj/articles) [![Shaban Maxharraj ](https://resources.koha.net/author/2022/March/01/_MG_19141646174064.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/shaban-maxharraj/articles)
- 9 dhjetor 2019 10:27
- Shpërndaje në:

- Nga: [Shaban Maxharraj](https://www.koha.net/autori/shaban-maxharraj/articles) [![Shaban Maxharraj ](https://resources.koha.net/author/2022/March/01/_MG_19141646174064.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/shaban-maxharraj/articles)
- 9 dhjetor 2019 10:27
- Shpërndaje në:

Nëpërmjet një porosie elektronike Dejan Dimitrijeviq njoftohet se pagën e ka në llogarinë bankare. Dimitrijeviq nga Graçanica është punonjës i parkut arkeologjik “Ulpiana”.

Për herë të fundit porosinë elektronike për pagë e ka marrë në fillim të muajit gusht. Qysh prej asaj kohe telefoni nuk e ka lajmëruar se i është ekzekutuar paga. Kështu, ai bashkë me pesë kolegë të tjerë në fund të dhjetorit mbushin pesë muaj që nuk i kanë marrë pagat.

Bajram Vitija, Qamil Sinani, Dejan Dimitrijeviq, Boban Veliq, Ivan Ivanoviq, e Boban Tomiq të dielën nuk kanë ditur nga t’ia nisin për të treguar pakënaqësitë e tyre në raport me trajtimin që iu bëhet nga shteti. Ata nuk janë të vetmit që përballen me problemet me pagesa. Janë edhe 15 veta që kanë punuar në gërmime arkeologjike gjatë korrikut, gushtit e shtatorit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Janë paguar vetëm për muajin korrik. Në anën tjetër, janë bërë më shumë se tre vjet që projekti për shndërrimin e një pjese të lokalitetit arkeologjik në park arkeologjik nuk ka përfunduar.

Pakënaqësia ka shkuar deri në atë masë saqë Dimitrijeviq, i cili është edhe pronar i një pjese të tokës ku gjendet Parku, ka thënë se nëse deri të enjten nuk bëhen pagesat do ta bllokojnë Parkun.

Vitin e kaluar “Ulpiana” u vizitua nga 33 mijë e 224 veta, sipas një regjistrimi që bëhet në hyrje të Parkut.

[Edhe ![“Ulpiana” midis planeve të mëdha dhe dështimit](https://resources.koha.net/images/2020/July/18/Ulpiana-Park1595068754.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 18 kor 2020 “Ulpiana” midis planeve të mëdha dhe dështimit](https://www.koha.net/kulture/ulpiana-midis-planeve-te-medha-dhe-deshtimit)

Me goxha pompozitet ishte bërë përurimi i Parkut të parë arkeologjik në Kosovë. Asokohe ishte premtuar se shpejt do të zgjidheshin shumë probleme.

Plani i menaxhimit ishte paraparë të përfundonte gjashtë muaj pas shpalljes së lokalitetit Park Arkeologjik. Ky dokument nuk është miratuar ende.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm

- [![Punonjësit e “Ulpianës” pa paga në kohë pandemie ](https://resources.koha.net/images/2020/March/31/Ulpiana_21585654237.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 31 mar 2020 Punonjësit e “Ulpianës” pa paga në kohë pandemie ](https://www.koha.net/kulture/punonjesit-e-ulpianes-pa-paga-ne-kohe-pandemie)
- [![“Ulpiana” larg kritereve si park arkeologjik, rrezikon të mbetet pa rojë](https://resources.koha.net/images/2020/March/13/Ulpiana_11584091164.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 13 mar 2020 “Ulpiana” larg kritereve si park arkeologjik, rrezikon të mbetet pa rojë](https://www.koha.net/kulture/ulpiana-larg-kritereve-si-park-arkeologjik-rrezikon-te-mbetet-pa-roje)
- [![Instituti Arkeologjik në bllokadë me mbi 50 mijë euro borxhe](https://resources.koha.net/images/2019/October/02/Instituti1570000304.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 2 tet 2019 Instituti Arkeologjik në bllokadë me mbi 50 mijë euro borxhe](https://www.koha.net/kulture/instituti-arkeologjik-ne-bllokade-me-mbi-50-mije-euro-borxhe)
- [![“Ulpiana” si në kohën e inaugurimit, punonjësit dy muaj pa paga](https://resources.koha.net/images/2019/March/04/Ulpiana-11551687045.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 4 mar 2019 “Ulpiana” si në kohën e inaugurimit, punonjësit dy muaj pa paga](https://www.koha.net/kulture/ulpiana-si-ne-kohen-e-inaugurimit-punonjesit-dy-muaj-pa-paga)

[Futboll.]() [Medon Berisha kthehet pas një kohe të gjatë](https://www.koha.net/futboll/medon-berisha-kthehet-pas-nje-kohe-te-gjate)

[Botë.]() [Gjendet i gjallë 17-vjeçari në Australi, pas gjashtë ditësh i humbur në pyll](https://www.koha.net/bote/gjendet-i-gjalle-17-vjecari-ne-australi-pas-gjashte-ditesh-i-humbur-ne-pyll)

[Botë.]() [Jensen Huang dorëhiqet nga pozita e drejtorit ekzekutiv të Nvidias](https://www.koha.net/bote/jensen-huang-dorehiqet-nga-pozita-e-drejtorit-ekzekutiv-te-nvidias)

[Arbëri.]() [Emërohet pasuesja e Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ të Shqipërisë](https://www.koha.net/arberi/emerohet-pasuesja-e-vlora-hysenit-ne-krye-te-sherbimit-informativ-te-shqiperise)

[Kronikë.]() [Një muaj paraburgim shtetasit gjerman që u kap duke kontrabanduar armë](https://www.koha.net/kronike/nje-muaj-paraburgim-shtetasit-gjerman-qe-u-kap-duke-kontrabanduar-arme)

[Arbëri.]() [Deputetët vonohen, Haxhiu e shtyn seancën për nesër](https://www.koha.net/arberi/deputetet-vonohen-haxhiu-e-shtyn-seancen-per-neser)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Punonjësit e “Ulpianës” katër muaj pa paga, paralajmërojnë bllokim të Parkut","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/kulture/punonjesit-e-ulpianes-kater-muaj-pa-paga-paralajmerojne-bllokim-te-parkut","datePublished":"2019-12-09T10:27:59+01:00","dateModified":"2026-07-11T08:20:04+02:00","articleSection":"Kulturë","wordCount":315,"author":[{"@type":"Person","name":"Shaban Maxharraj ","url":"https://www.koha.net/autori/shaban-maxharraj/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Nëpërmjet një porosie elektronike Dejan Dimitrijeviq njoftohet se pagën e ka në...","url":"https://www.koha.net/kulture/punonjesit-e-ulpianes-kater-muaj-pa-paga-paralajmerojne-bllokim-te-parkut","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2019/December/09/Ulpiana1575880063.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
