“Artistët e së nesërmes” për hulumtimin artistik të hekurudhave

“Artistët e së nesërmes” për hulumtimin artistik të hekurudhave

07 December 2019 10:36

Një homazh artistik mbi vijën hekurudhore Prizren-Klinë, të premten mbrëma, është shpallur vepra fituese e edicionit të sivjetmë të çmimit "Artistët e së nesërmes 2019” të organizuar nga qendra për art bashkëkohor, “Stacion”.

Juria e këtij çmimi ka thënë se është mahnitur nga cilësia e veprave artistike, si edhe ekspozita në ish-objektin e klubit të boksit “Prishtina” këtë vit.

E quajtur “We Build Railways, Railways Build Us” (“Ne i ndërtojmë hekurudhat, hekurudhat na ndërtojnë neve) kjo vepër nëpërmjet videove dhe fotografive ka paraqitur gjendjen aktuale të hekurudhave në vend. Gjatë punës arkivore, ai kishte marrë imazhe nga e përditshmja “Rilindja”, që paraqisnin vullnetarët që po ndërtonin vijën hekurudhore në Kosovë mes viteve 1959 deri në vitin 1963.

“Kam paraqitur shkatërrimin e industrisë në Kosovë”, kishte thënë Şpat për Kohën Ditore gjatë muajit të kaluar kur ishte hapur ekspozita.

Teksa e ka quajtur të vështirë përzgjedhjen mes veprave të artistëve Dion Zeqiri, Edona Kryeziu e Somer Şpat, juria ka vlerësuar se cili prej artistëve e ka merituar çmimin. Më gjerësisht në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme