Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë, nxiri edhe reagimin artistik të piktores Emiranda Beka.
Ajo ka marrë iniciativë që të gjitha të ardhurat nga pikturat e shitura gjatë kësaj kohe, t’i dedikojë për familjet e prekura nga tërmeti.
Pikturat e Bekës janë kombinim mes ndjenjave të artistes dhe realitetit, raporton “Express” i KTV-së.
Një pikturë, ajo ia ka dedikuar edhe lidhjes mes Kosovës dhe Shqipërisë, gjatë periudhës së kësaj fatkeqësie natyrore.
Vitin tjetër, piktorja planifikon të hapë një ekspozitë personale, një pjesë e së cilës do t’i kushtohet tërmetit në Shqipëri.
Emiranda Beka, para dy vitesh, u prezantua para audiencës me ekspozitë personale në Galerinë e Ministrisë së Kulturës “Qafa”.