Seria televizive “Nusja nga Stambolli” vazhdon me dramat jetësore të secilit personazh. Situatat dramatike do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj jave.
Esma, grua e fortë, me karakter stoik, me jetë plot sfida. Kësaj radhe do të ballafaqohet edhe me një sfidë – Alzhajmerin, sëmundjen e humbjes së kujtesës. Ashtu sikur ka vepruar gjithmonë në jetë, është ballafaquar me gjithçka që i ka sjellë jeta, ashtu do të qaset edhe ndaj sëmundjes. Do të shkruajë një ditar, në të cilin do të shënojë kujtimet e saj që kur të fillojë harresa t’i kujtojë duke i lexuar. Nurgylja do ta gjejë rastësisht ditarin e zonjës Esma, dhe do të kuptojë që zonja e saj e dashur ka sëmundjen e Alzhajmerit. Këtë do t’ia tregojë Syrejasë.
Ademi do të vazhdojë të ketë këmbët e palëvizshme, Dilara do të përpiqet t’i ndihmojë, por Ademi është i vendosur që me të nuk ka më asgjë të përbashkët, përveç fëmijës. Gynesh, një grua e pavarur, e bukur dhe punëtore do të provojë ta ndihmojë Ademin edhe pse nuk ka asnjë pritje. Gjatë javës mbetet të shohim sa do të jetë i gatshëm Ademi ta pranojë ndihmën e saj. Ademi do të vazhdojë seancat me psikologen, bisedat e gjata do t’i ndihmojnë të kuptojë shumëçka lidhur me arsyen pse e ka ndihmuar dhe ka rrezikuar jetën për Fikretin. Do të flasë me të edhe për Gyneshen, e cila mundohet ta ndihmojë dhe ndjenjën që ka filluar të lindë për të. Garipi, dashuria e parë e Esmasë, i dashuruar që i ri do të befasohet nga ardhja e Esmasë.
Në episodet e javës do të shohim sekuenca nga e kaluara e tyre dhe të shohim çka e ka karakterizuar rininë dhe dashurinë e tyre në atë kohë. Këtë javë do të kemi shumë befasi për Esmanë, kanagjeqi saj i përgatitur nga vajzat do të sjellë muzikë, argëtim dhe humor në serial, por edhe një të papritur për gratë e mbledhura në shtëpi.
Shumë befasi, dramë dhe të papritura gjatë tërë javës ju presin në episodet e radhës. Muzika origjinale, momente dashurie e pikëllimi do ta përbëjnë edhe këtë javë në serinë “Nusja nga Stambolli”. Kështu do të vazhdojë maratona e peripecive të familjes Boran në ekranin televiziv ekskluzivisht vetëm në KTV, në terminin e zakonshëm, e hënë - e premte, duke filluar nga ora 21:30.
“Nusja nga Stambolli” është një nga seritë më të shikuara televizive në Ballkan dhe njëherësh edhe është nominuar për çmimin “Emmy”, si seria më e mirë në gjuhë të huaj.