Kulturë

Sindikata e Muzeut kundër drejtorit të ri, Ajet Leci

Sindikata e Muzeut kundër drejtorit të ri, Ajet Leci

Sindikata e Muzeut Kombëtar të Kosovës, pas gjendjes së krijuar me vendimin e Komisionit për Ankesa dhe Parashtresa në MKRS, për kthimin e drejtorit të Muzeut Kombëtar të Kosovës, Ajet Leci, ka shprehur shqetësimin lidhur me ecurinë e procesit në fjalë.

Sipas sindikatës, zgjedhja e drejtorit të Muzeut Kombëtar të Kosovës nuk është bërë mbi bazën e respektimit të procedurave ligjore dhe përformancës së kandidatëve, por mbi baza partiake dhe nepotike, duke shkelur mbi parimet ligjore të përcaktuara me ligjet në fuqi, transmeton kp.