Intervista e Faik Konicës më 1914: Do nderojmë Princ Vidin, Durrësi kryeqytet përkohësisht

Intervista e Faik Konicës më 1914: Do nderojmë Princ Vidin, Durrësi kryeqytet përkohësisht

13 November 2019 10:22

“Le Journal” ka botuar, të dielën e 25 janarit 1914, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me intervistën e Faik Konicës me gazetarin e “Secolo-s”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Problemi shqiptar

Çfarë presin shqiptarët nga Princ Vidi

Vjenë, 24 janar. (Nëpërmjet telefonit) – Një koleg i Secolo-s pati një intervistë me një shqiptar që jeton në Trieste, presidentin Faik Bej Konica, i cili i tha atij se këto ditë të gjithë delegatët shqiptarë aktualisht jashtë vendit do të takoheshin në Trieste për të udhëtuar së bashku në Shqipëri për të nderuar Princ Vidin gjatë ardhjes së tij. Presidenti deklaroi gjithashtu se princi do të ishte i detyruar të rrethohej me një suitë të shkëlqyeshme dhe truproja të shumta për të dhënë përshtypje të mira popullit të tij.

Qyteti i Durrësit do të konsiderohet si kryeqytet vetëm përkohësisht. Sa i përket situatës financiare të Shqipërisë, Presidenti deklaroi se buxheti do të jetë 18 milionë franga. Shteti i ri do të ketë një qëndrim miqësor ndaj Austro-Hungarisë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme