Kulturë

Edon Molla muzikën e nisi për të larguar stresin nga studimi, por po prek majat

Edon Molla muzikën e nisi për të larguar stresin nga studimi, por po prek majat

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo rrallë herë suksesi është i lidhur edhe me fatin. Këtë e dëshmon rrugëtimi në muzikë i 25 vjeçarit nga Kosova, Edon Molla. Ai kishte ëndrra të mëdha në basketboll dhe marketing për çka edhe mbaroi studimet, ndërsa muzikën e kishte filluar vetëm si aktivitet për të larguar stresin nga këto të dyja. Por një takim i rastësishëm dhe i shkurtër në ashensor me yllin e muzikës Roberta Flack, i ndryshoi jetën. Zëri i Amerikës sjell historinë interesante të suksesit të Edon Mollës.

Para pak muajsh këngëtari i ri Edon Molla nxori në treg albumin e tij të parë të titulluar “Alone”. Përfundimi i këtij projekti, kërkoi punë, vullnet dhe fat.