Ahmed Javedi ishte në hall derisa po ngjitej në një skenë të vogël në New Delhi, në ditën e 4 gushtit të vitit 2019.
Një javë më parë vendlindja e reperit 24 vjeç, Kashmiri, ishte në gjendje të jashtëzakonshme sigurie, për shkak se Qeveria indiane kishte dërguar më shumë se 35 mijë paratrupa ushtarake në atë që tashmë njihet si zona më e militarizuar në botë.
Diçka e madhe po ndodhte. Mediat sociale ishin plot me thashetheme se Qeveria e prirë prej BJP-së së Narendr Modit do të jetësonte premtimin e dhënë në fushatë zgjedhore për suprimimin e nenit 370 të Kushtetutës indiane, që garantonte status special për Jammun dhe Kashmirin. Ligji kundërthënës ishte bazë e futjes së shtetit në kuadër të Indisë më 1947. Revokimi i kësaj të drejte shpiu vendin drejt përplasjes.
Ulur në Delhi – ku ai po punonte në një studio muzikore – Javed ishte në siklet të madh për fatin e familjes në vendlindje. Atë natë ai u dorëzua dhe la gjithçka në duar të fatit. Megjithatë, ai vazhdoi me muzikë, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Ndërmjet këngëve, i foli audiencës për drojën e tij. Ai u kërkoi atyre që të kishin parasysh se çfarë po ndodhte në Kashmir.
Ai pastaj u largua nga skena dhe shikoi televizorin, duke parë një seri thirrjesh telefonike nga vëllai. “E telefonova prapë, dhe babai më tha se atje ishte mbyllur gjithçka”, kujton ai, derisa flasim në telefon. Ai ka qenë në Kashmir, dhe ka parë me sytë e tij se të gjitha lidhjet janë këputur në këtë pjesë të vendit, ndryshe prej pjesës tjetër të Indisë. “Të nesërmen u zgjova dhe pashë se kisha një mesazh telefonik nga miku im nga Kashmiri në Delhi, në të cilin thuhej: ‘Ia dolën, nuk po mund ta besoj”.
Në orët e hershme të pesë gushtit Qeveria indiane këputi të gjitha lidhjet e komunikimit në Kashmir – s’ka më lidhje telefonike, s’ka internet, e nuk ka asnjë mundësi për dërgimin e ndonjë letre elektronike. Në Kashmir është vënë ora policore. Në kohën kur Qeveria bëri të ditur vendimin për suprimimin e nenit 370 – dhe ndarja e shtetit në territore të të administruara nga niveli qendror kaloi pa kurrfarë debati publik. Dhe në krejt situatën është pamundësuar ardhja në konsideratë e zërave kritike në medeiat sociale, gazetë apo televizione në Kashmir.
Ndihej i pasigurt dhe jo fort rehat në shtëpinë e zorit, ku shumë njerëz po festonin rrugëve marrjen e kontrollit në Kashmir. Javedi u nis për Srinagar pas dy ditësh. Rrugës për në shtëpi nga aeroporti u desh të negocionte postbllok pas postblloku derisa qyteti i rrethuar dukej si një fantazmë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)