Ava Max fiton një çmim në MTV EMA 2019 Foto: Billboard

Ava Max fiton një çmim në MTV EMA 2019

04 November 2019 08:05

Mbrëmë në Sevilla të Spanjës është mbajtur ngjarja e ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards për vitin 2019.

Në mesin e fitueseve të çmimeve për këtë vit është edhe këngëtarja shqiptare Ava Max.

Ajo ka fituar çmimin për “Best Push” (“Depërtimi i Vitit”), në konkurrencë me Billie Eilish CNCO, H.E.R., Jade Bird, Juice WRLD, Kiana Ledé, Lauv, Lewis Capaldi, Lizzo, Mabel dhe Rosalia.

25-vjeçarja hyri në këtë garë me dy nominime - për “Artisten e Re Më të Mirë” dhe për “Depërtimin e Vitit”.

Edhe një tjerë shqiptare e njohur ishte pjesë e kësaj gare, Bebe Rexha, e nominuar për çmimin “Bashkëpunimi Më i Mirë” me The Chainsmokers për këngën “Call You Mine”. Fituese në këtë garë u shpall Rosalia, J Balvin ft. El Guincho me këngën “Con Altura”, derisa në garë ishin edhe Shawn Mendes dhe Camila Cabello me këngën “Señorita”.

Çmimi për “Videon Më të Mirë” e fitoi Taylor Swift ft. Brendon Urie of Panic! At The Disco “ME!”, derisa “Artisti Më i Mirë” u zgjodh Shawn Mendes.

Kënga më e mirë u shpall “Bad Guy” e Billie Eilishit, e cila ishte në garë të fortë me Lil Nas X ft. Billy Ray Cyrus me këngën “Old Town Road” (Remix), Post Malone dhe Swae Lee me “Sunflower” dhe Shawn Mendes dhe Camila Cabello me këngën “Señorita”.

Çmimin si “Këngëtarja Më e Mirë” në zhanrin pop e fitoi Halsey, e cila ishte në garë me Ariana Granden, Becky G, Camila Cabello, Jonas Brothers dhe Shawn Mendes.

Në këtë garë u ndan edhe çmimet për “Rokerin Më të Mirë” që u shpall Green Day, Nicki Minaj për hip-hop, për “Interpretimin Më të Mirë Live” çmimin e mori BTS.

Çmimi për “Alternativën Më të Mirë” i takoi FKA Twigs, për elektronikë Martin Garrixit dhe për “Dukjen Më të Mirë” këngëtares Halsey./kosovapress

Komentet

Shto koment

Të ngjashme