Kulturë

“Karnavalet e Korçës” e TK të Kosovës, shfaqja më e mirë e Skupifestival

Descriptive Text

FNT Skupifestival mbylli dje edicionin e trembëdhjetë me shfaqjen e fundit nga programi i përzgjedhur për këtë edicion “Gra para sulmit nervor” nga teatri i Komedisë së Shkupit.

Juria e Festivalit Ndërkombëtar Skupifestival pas vlerësimit të të gjitha shfaqjeve, shpalli “Karnavalet e Korçës” nga autori Spiro Çomora, me regji të Altin Bashës dhe me produksion të Teatrit Kombëtar të Kosovës nga Prishtina si shfaqjen më të mirë të edicionit të trembëdhjetë të FNT Skupifestivalit.

“Karnavalet e Korçës” vjen si realizim që vë në pah ridimensionimin konceptual regjisorial, ne të cilin dramaturgjia realiste tingëllon e freskët, duke vendosur në një frymë të re realitetin e zvetënuar përmes harresës.

Në edicionin e sivjetshëm të Skupifestivalit 2019 morën pjesë shfaqje nga teatro të ndryshëm si nga teatri Kombëtar i Kosovës me shfaqjen “Karnavalet e Korçës”, teatri Vazrazhdanie nga Sofja me shfaqjen “Xhaxha Vanja” , nga qyteti Perm i Rusisë, teatri ”U Mosta” me shfaqjen “Perëndimi i vetmuar” , studio teatër “Poket” nga Lubjana me shfaqjen “Grate e Ibsenit”, teatri Puls nga Beogradi me shfaqjen “Kiri dhe Klodell”, teatri ”Metropol” nga Tirana me shfaqjen “Natën Ma” dhe teatri i Komedisë nga Shkupi me shfaqjen “Gra para sulmit nervor”./atsh