Kulturë

Artistja e ndjesive

Janë sy artisteje që qëmtojnë hollësitë, por ky kundrim nuk është në shërbim të një qëllimi.

Madje, ngarendja pas ndjesisë origjinale është këshilla e parë që jep për artdashësit, shkruan sot Koha Ditore.

Mosngarkimi i artit me arsye apo kuptime është këshilla tjetër që përvijon të parën.

“Rrokja e detajit ka ardhur vetvetiu. Unë pikturoj në këtë mënyrë, sepse kështu jam. Nuk mendoj gjë tjetër. Nuk shikoj anash apo përmes një pasqyre për të parë si dukem, nuk më intereson kjo. Dua vetëm të arrij të transmetoj atë që ndiej, në mënyrë sa më të pastër dhe të fuqishme. Është një ndjesi personale”. Brikena Bërdo është 42 vjeçe, por arti i saj është një gjendje thuajse e “pakohë”.

Koncepte, gjendje, ndjesime e përplasje shfaqen kudo në pikturat e saj. Prej një syri të pastërvitur që këqyr vetëm anën “teknike” të gjërave, piktura e saj mbase mund të kategorizohet si realiste.

“Por sa i përpiktë është përafrimi me realitetin, me ‘realen’ dhe ‘idealen’, kjo është diçka që nuk më intereson. Dëshiroj të imponoj ndjesi të njëjta me ato që përjetoj”, thotë Brikena Bërdo.

Mbresimi nga ekspozita e përbashkët në Prishtinë me Adrian Çenën dhe Albana Shoshin është ende e gjallë.

E hapur para një jave në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, “Post-Avangarda Lindore” ishte titulli i ekspozitës së trios së artistëve që përjetuan dy botë....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)