Kulturë

Dekonvencializimi i rrëfimit

Bajram Sefaj, si prozator, që nga fil- limet e tij është përpjekur të ndjekë  një model narrativ, i cili synon të dalë jashtë konvencave të zhanrit. 

Edhe  proza më e re e tij, e përfshirë në vël- limin “Prozë urbane”, është brenda  këtij koncepti, të cilin vetë autori, në  pjesën hyrëse të librit, “Prolog”, e cilë- son si “Një lloj (gjini) shkrimi aq i afërt  me gazetarinë. 

Një ngjizje, shkrirje, një udhëtim i të dyjave bashkë, mbi të njëjtin binar” (faqe 8). Duke ndërtuar një lloj specifik të rrëfimit, autori veçohet nga rrjedhat e njohura të prozës shqipe: ai ndërton një lloj të veçantë të identitetit krijues, specifik edhe pikërisht në procedim, por edhe në përmbajtjet narrative, shkruan sot Koha Ditore.

Ai dublim i prozës artistike me reportazhin,  ngase libri “Prozë urbane” është vël- lim me tregime, përforcon bindjen se  autori luan qëllimisht me zhanrin,  sepse synon të komunikojë me lex- uesin, do që mesazhin e vet ta artiku- lojë me një gjuhë të komunikueshme  dhe të perceptueshme nga të gjitha kategoritë e lexuesit, duke sjellë një perceptim konkret dhe artikulim transparent në dukje të parë. 

Tregimet e tij, prandaj, nuk mund të futen brenda një stereotipi narrativ.  Këtë e dëshmon edhe përmes klasi- fikimit të tregimeve të librit në tre ka- pituj, si tri modele  tematiko-procedurale (“Tregime”,  “Burrëri” dhe “Anekdotike”). Prej kë- tyre cikleve tregimtare, t’i quajmë  kështu, autori specifikon modelet nar- rative, tregimin që synon nga klasikja,  në kapitullin “Tregime” dhe fiksimin e narratives tek anekdotikja, si zhanër specifik që qëndron afër tregimit, por ka dallime thelbësore prej tij. Tregimet e kapitullit “Burrëria” përqendrohen në tematikën e veçantë, të cilën e vë në optikën e detabuizimit. 

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)