Kulturë

500 vjet nga vdekja e Da Vinçit, Muzeu i Luvrit hap ekspozitë

500 vjet nga vdekja e Da Vinçit, Muzeu i Luvrit hap ekspozitë

Çelet në Muzeun e Luvrit ekspozita kushtuar 500-vjetorit të vdekjes së gjeniut italian, Leonardo da Vinci.

160 skulptura, piktura e letra nga periudha e Rilindjes do të shfaqen nga 24 tetori në kryeqytetin francez. Da Vinci la vendlindjen e tij dhe kaloi vitet e fundit të jetës në Francë, me ftesë të monarkut. Pjesë e koleksionit që do të shfaqet për publikun janë 10 piktura që i atribuohen Da Vincit; ato që gjenden në Luvër dhe vepra të huazuara nga institucione të tjera.