Kulturë

“E diela me Bekim Fehmiun” çdo të diele në KTV gjatë dy muajve

“E diela me Bekim Fehmiun” çdo të diele në KTV gjatë dy muajve

“E diela me Bekim Fehmiun” është aktivitet i ri në kuadër të festivalit “Mirëdita, Dobar dan!”, i cili realizohet në Kosovë në një format të rrallë të prezantimit të punës dhe krijimtarisë së aktorit të famshëm shqiptar, Bekim Fehmiu.

Ky aktivitet i dizajnuar për një publikë të gjerë, për dy muaj rresht, çdo të diele në KTV, prej orës 20:00, do të shfaqë gjithsej 8 filma në të cilët paraqitet aktori i fashmshëm Bekim Fehmiu. Kjo seri e filmave të aktorit Bekim Fehmiu do të nisë me datë 20.10.2019 për të vazhduar deri më 08.12.2019. Ky aktivitet synon që përmes transmetimit të filmave të Bekim Fehmiut në KTV të arrijë një numër të madh të audiencës së re, të cilët nuk kanë pasur mundësi t’i shohin filmat e Bekim Fehmiu. Çdo e diel mbrëma, në këtë periudhë të caktuar, do të jetë e rezervuar vetëm për Bekim Fehmiun.