Kulturë

Ismail Kadare fiton çmimin “Neustadt”, “Nobeli” amerikan për letërsi

Descriptive Text

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare ka fituar çmimin ndërkombëtar të letërsisë “Neustadt”, çmim ky që njihet edhe si 'Nobeli' amerikan. Ky është një çmim 50,000 dollarë amerikanë që i jepet çdo dy vjet një poeti, romancieri apo dhe dramaturgu.

Revista “Literatura Botërore Sot” e Universitetit të Oklahoma të letërsisë dhe kulturës ndërkombëtare njoftoi mbrëmjen e mbrëmjen e kaluar se Ismail Kadare është laureati i 26-të i këtij çmimi ndërkombëtar.

Robert Con Davis-Undiano, drejtori ekzekutiv i Letërsisë së sotme theksoi se shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare është “një nga shkrimtarët më të mëdhenj në botë dhe një kampion i demokracisë dhe fjalës së lirë”. Shkrimtari Kadare ka qenë disa herë i nominuar edhe për çmimin “Nobel” në Letërsi, por deri më sot nuk ka arritur ta fitojë dot.

Finalistët në këtë garë ishin; Jorie Graham (Shtetet e Bashkuara të Amerikës), Emmanuel Carrere (Francë), Jorie Jessica Hagedorn (Filipine / Shtetet e Bashkuara), Eduardo Halfón (Guatemala), Ismail Kadare (Shqipëri), Sahar Khalifeh (Palestinë), Abdellatif Laabi (Marok), Lee Maracle (Kanada) dhe Hoa Nguyen (Vietnam / Shtetet e Bashkuara).

Puna dhe vepra e gjeniut të letrave shqiptare, Ismail Kadare, ka bërë jehonë në shumë vende të botës dhe natyrisht ai vijon të mbetet një ndër “xhevahirët” e rrallë të letërsisë shqiptare/BW.