Kulturë

Mbi 60 punonjës të Ministrisë së Kulturës mbesin pa punë

Mbi 60 punonjës të Ministrisë së Kulturës mbesin pa punë

Janë 62 punonjës të Ministrisë së Kulturës dhe të institucioneve kulturore të cilëve prej këtij muaji nuk do t’u vazhdohen marrëveshjet për shërbime të veçanta, të njohura edhe si kontrata mbi vepër. Për këtë, Ministria e Kulturës ka njoftuar të hënën të gjitha institucionet vartëse të saj. Në muajt në vazhdim, kësaj liste do t’u shtohen edhe 30 të tjerë.

Por midis punonjësve të angazhuar në këtë mënyrë ka edhe të tillë që punojnë për afro një dekadë. Nga nëntë vjet punë i kanë dy zyrtare të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Por në institucionet e kulturës ka prej tyre që janë edhe staf artistik. Me këtë problem përballet ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve “Shota”, shkruan sot Koha Ditore.