Kulturë

Ilustruesja që e gjen të bukurën kudo

Descriptive Text

Fjala “artiste” është shumë dredharake për Agota Vegson, animatoren, ilustruesen dhe producenten hungareze. Ajo asnjëherë nuk e ka konsideruar veten artiste, dhe as nuk bën diçka të tillë.

Aftësitë e saj të shumëfishta nuk ia lejojnë këtë përkufizim. Gjithmonë i ka pëlqyer të vizatojë dhe shumë shpesh bën skica dhe ilustrime. Ka studiuar për biologji dhe kimi, shkruan sot Koha Ditore.

Dashuria që ka për shkencën ka bërë që të punojë shumë për animacion shkencor në departamentin në “The Animation Workshop” në Danimarkë. Vegso po ashtu organizon edhe ngjarje për artistë të tjerë për t’u ndihmuar që të shpalosin më mirë idetë e tyre dhe të komunikojnë me publikun.

“Gjithmonë kam dashur që të jem produktive”, thotë Vegso për këtë laramani të punëve dhe pasioneve. Ajo ka përfunduar dy mastera, një për animacion në Budapest në Moholy-Nagy University of Art and Design dhe një për mësimdhënie. Pas studimeve, ka udhëtuar dhe ka punuar si vullnetare në “Annecy Festival” (Francë), si ligjëruese në “Lusófona University” në Lisbonë (Portugali) dhe vazhdimisht ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me “The Animation Workshop” (TAW) në Viborg (Danimarkë) si producente dhe koordinatore e projekteve. Pikërisht në Danimarkë kalon edhe shumicën e kohës, kur nuk është nëpër udhëtime.

Me filmin e shkurtër “Monster Catch” të vitit 2012 në të cilin ka realizuar dizajnin dhe animacionin, ka marrë disa çmime, duke përfshirë “Çmimin më të mirë” për një film shkollor jogjerman në “goEAST Young Professional” në vitin 2013, në Gjermani. Me këtë vepër producent i së cilës është Jozef Fulop, Vegso kishte diplomuar. Videon e realizuar nga kameramani Kristof Becsey, që kap çaste nga rrugët e Budapestit, Vegso e ka mbushur me përbindësha.

Imazhe nga Kosova në skica urbane

Shumëngjyrëshe janë edhe pikturat që i realizon Vegso. “Skicime urbane” është titulli i duhur për këto piktura të vogla. Kudo që udhëton ajo kap momente nga vendi dhe i hedh në fletoren e saj.

Të njëjtën e mban çdoherë me vete në çantë. Për një javë, sa ka qëndruar në Pejë, Vegso ka kapur edhe gjallërinë e qytetit gjatë edicionit të 10-të të “Anibarit”, prej 15 deri më 21 korrik të këtij viti....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)