Kulturë

Realizmi në lojë me përditshmërinë dhe të padukshmen

Descriptive Text

Qenë të kruspullosur në rrugë, një grumbull librash, tjegulla të kuqe prapa një muri, një llamarinë e vjetruar skaj ndonjë shtëpie, ca dërrasa në vrimat e të cilave shigjetojnë dy sy depërtues të një vocërraku, dhe peri që endet nga njëra pikturë te tjetra është realizmi.

Ndër miq e njohës të artit ai ka ngjallur ndjesinë e mjeshtërisë realiste të Lucian Freudit, nipit të babait të psikanalizës moderne.

Është një lojë ngjyrash që arrijnë të riprodhojnë një përditshmëri me të gjitha dromcat e nuancat e veta. Vetëm 37 vjeç, Vehbi Murati është piktori nga Lipjani që me lentet e një klasiku të realizmit bartet në botën e së sotmes.

Me buzën në gaz thotë se kjo i ngjan bartjes në kohë të një realisti që sakaq e gjen vetën në të përditshmen. Dhe arti i tij nuk shfaq shenja anakronizmi, që në rrugët tona do të sajonte burra të kullandrisur me cilindra në kokë e bastunë në dorë apo femra me dantella e veshje të botës që tashmë ka perënduar.

“Frymëzimi i çdo artisti bashkëkohor është e përditshmja në të cilën ai jeton”, thotë ai në rrëfimin për “Kohën Ditore”.

Nostalgjikja dhe e tashmja

Nostalgjikja dhe e tashmja në pikturat në vaj njësohen. Në javën e tretë të shtatorit, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, Vehbi Murati ka hapur ekspozitën e tij të pestë personale.

Me dhjetë piktura në vaj, “Një ditë e zakonshme shtatori”, siç ishte titulli i ekspozitës, ishte kuturisja e piktorit në realitet.

Për të ishin të nevojshëm sy e shpirt realisti që dinë të përkapin një dimension tjetër edhe përtej pamjes së parë....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)