Nis sonte festivali “Skampa 2019” në Elbasan, 14 shfaqje deri të enjten

Nis sonte festivali “Skampa 2019” në Elbasan, 14 shfaqje deri të enjten

10 October 2019 16:26

Festivali ndërkombëtar i teatrit kontemporan “Skampa 2019” nis sonte edicionin e 21 në qytetin e Elbasanit.

Këtë vit, pjesë e festivalit do të jenë 14 trupa teatrore, një larmi prurjesh bashkëkohore, që vijnë nga Azerbajxhani, Hungaria, Italia, Maqedonia e Veriut, Polonia, Rumania, SHBA, Kosova dhe qytete të tjera shqiptare.

Përgjatë gjithë ditëve të festivalit nga data 10 deri më 17 tetor do të vihen në skenë gjithsej 17 performanca, jo vetëm në Elbasan, por edhe në Tiranë, Librazhd, Peqin, apo ambiente të tjera jashtë teatrit.

Artistë të shquar të skenës shqiptare, europiane dhe botërore do të jenë pjesë e këtij edicioni, si artistja e shquar e filmit dhe teatrit Maia Morgenstern (Rumani), Carlos Espinal (SHBA), Tamer Levent (Turqi), Zoltan Balazs (Hungari), etj.

Gjatë ditëve të këtij edicioni të 21-të do të mbahen dy workshop-e mbi praktikat teatrore, me studentë, si dhe të tjerë të interesuar për artin skenik, në Elbasan dhe në Tiranë, në teatrin e Metropolit, ndërkohë që do të zhvillohet edhe një masterklas i drejtuar nga artistja Maia Morgenstern, me studentë të Universitetit të Arteve, në “ArTurbina”.

Një sërë veprimtarish të ndryshme kulturore do të shoqërojnë festivalin, siç janë koncertet, ekspozitat, aktivitetet letrare, vizitat e artistëve të huaj në objektet historike të Elbasanit, muze, kala, etj./atsh

Komentet

Shto koment

Të ngjashme