Kulturë

“Ciceroni”, agjenti i famshëm shqiptar që e informoi Hitlerin mbi Normandinë për 300 mijë paund

“Ciceroni”, agjenti i famshëm shqiptar që e informoi Hitlerin mbi Normandinë për 300 mijë paund

Historia e famshme e super agjentit me origjinë shqiptare, Iliaz Bazna, i njohur ndryshe me nofkën “Ciceroni”, i cili gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore shërbente si kamarier pranë Ambasadës britanike në Ankara. Si arriti ai që t’u jepte gjermanëve informata dhe dokumente tepër sekrete, të cilat vunë në dijeni Hitlerin për zbarkimin aleat në Normandi dhe shpërblimi që i bënë nazistët me sterlina false.

Agjenti,apo siç njihen ndryshe spiunët me nofkën “007”-ta, më i famshëm me origjinë shqiptare i të gjitha kohërave, i quajtur Iliaz Bazna, u bë i njohur për botën e spiunazhit botëror falë dokumentave tepër me vlerë që i shiti spiunazhit nazist (Abwer) të Adolf Hitlerit, në Ankara (kryeqytetin turk), të cilat bënin fjalë për planin e famshëm të zbarkimit aleat anglo-amerikan dhe kanadez në plazhet e Francës Veriore (Normandi). Iliaz Bazna, agjenti i famshëm shqiptar, i cili gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore punoi si kamarier pranë ambasadorit anglez në Turqi, u bë i njohur me pseudonimin “Ciceroni”, pasi ai i dha informata të shumta spiunazhit nazist gjerman për instalimin e ushtrive aleate në Kanalin e La Manshit, (ngushtica detare që lidh Anglinë me Francën ) dhe për këto”ndere” ai u pagua me shumën e 300 mijë sterlinave, të gjitha në kartmonedha false, pasi Abweri nuk ia besoi informatat për zbarkimin aleat në Normandi. Kjo, pasi ata mendonin se ishte shumë vonë për hapjen e një fronti të dytë në Evropën Perëndimore nga aleatët anglo-amerikan. Por nënvfleftësimi i këtyr informacineve, që ata i quanin të pavlefshme, do t’i sillte dalë nga dalë edhe humbjen përfundimtare të luftës së ushtrisë naziste të Adolf Hitlerit.