Kulturë

“The Irishman” midis korrupsionit në politikë e biznes

Descriptive Text

Filmi i ri drithërues kriminalistik i Martin Scorseses “The Irishman”, nuk është një “Goodfellas” i versionit të butë apo “Goodfellas 2”, është më tepër një “Goodfellas” invers. Protagonisti i atij filmi të viteve ‘90 noton në para dhe bën jetë mafiozi derisa në fund të mos kapet me ta.

Por “Irishmani”, burri i thellë, kumbues dhe më se mendjemprehtë, i shpërfaq themelet sociopatike dhe dëmet e kësaj jete, qysh nga fillimi, transmeton Koha Ditore.

Robert de Niro është vrasësi me pagesë i quajtur Frank Sheeran, një irlandez që punon për mafien italiane, dhe Joe Pesci është Russell Bufalino, bosi që e fut atë në këtë botë. Karakteret ballafaqohen me temat tipike të Scorseses – krimin, fajin, besimin, besnikërinë, familjet (si personale ashtu edhe të sojit të mafies) dhe mënyrën e shthurur njerëzore me të cilën ndeshen.

Këtu, karakteret identifikohen sipas legjendave që i rrethojnë fatet e tyre, si: “Salvatore ‘Sally Bugs’ Briguglio – qëllohet tri herë në fytyrë, më 1978”. Rrëfimi nuk ka se si të shpjerë drejt fundit të lumtur.

Kasta e aktorëve qysh tani ka nxitur pritje marramendëse. Bashkëpunimi De Niro-Scorsese është legjendar, por ata nuk kanë punuar bashkë që prej “Casino”-s, më 1995. E Persci ka aktruar bashkë me De Niron në disa prej filmave më të famshëm të Scorseses, si “Raging Bull” dhe “Goodfellas”. Por “The Irishman” është më shumë se hile nostalgjie.

Duke vërtitur nga vitet ‘50 drejt atyre 2000, filmi ofron një shikim të mprehtë se si korrupsioni në politikë dhe biznes është mishëruar me vetë jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)