“Eksperimenti” i autorit Agush Mulliqit, do të shfaqet premierë të mërkurën në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
“Eksperimenti” i autorit Agush Mulliqit është tekst fitues i konkursit kombëtar për dramë shqipe “Katarina Josopi” dhe fitues i “Netët e dramës shqipe” në Tiranë. Ky tekst vjen i inskenuar si premierë të mërkurën, më 2 tetor 2019, në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Tema e shfaqjes ka të bëj me një çift që është duke e përjetuar krizën e moshës së mesme përballet me të kaluarën e tyre. Ata sa ishin student, bashkë me çiftin tjetër Besën dhe Astritin e përbenin një shoqëri të fortë dhe rebele. Ata ishin të etur për ta shijuar jetën dhe duke menduar se nuk janë duke e bërë një gjë të tillë, ata vendosin që të ndryshojn diçka, dhe idea ishte që të eksperimentonin. Të dy meshkujt vijnë me propozimin që ti ndrrojn të dashurat e tyre vetëm për një natë dhe këtë e quajn eksperiment. Të dashurat e tyre e pranojnë propozimin. Eksperimenti ndodh, por ai nuk ndodh vetëm një herë, ashtu siç ishte ujdia, por vazhdon të ndodhë fshehtas duke tradhtuar të gjithë njëri tjetrin.
Kjo lojë për ta sa ishin studentë dukej vetëm një eksperiment i një episode të jetës, por në të vërtetë ai ishte një eksperiment me pasoja jetësore. Tash që janë në moshën e mesme, ata për çdo dështim në jetën e tyre familjare dhe profesionale e fajësojnë njëri tjetrin se pse propozuan e pse pranuan të eksperimentonin seksualisht. Burri e ka dilemën se cili ishte më i mirë “unë apo Astriti” , ndërsa Gruaja e lodhur nga jetesa me burrin e saj, tërë kohën kërkon ndarjen. E të dy e akuzojnë njëri tjetrin se ajo e do Astritin, ndërsa ky e do Besën. Në tërë këtë tollovi grindjesh, përmes skenave të retrospektivës shohim njohjen në mes tyre, dashurinë e tyre dhe shkatërrimin e tyre.
Në “Eksperimenti” luajnë: Dardan Gashi dhe Teuta Krasniqi, regjinë e shfaqjes e ka bërë Ekrem Sopi, skenografinë Dhurim Ismaili, kurse në piano do të jetë Alzan Gashi.