Kulturë

Filarmonia e Kosovës edhe këtë sezon e nis pa sallë koncertale

Filarmonia e Kosovës edhe këtë sezon e nis pa sallë koncertale

Filarmonia e Kosovës ka mbajtur sot konferencë për medie në lidhje me koncertin e hapjes së sezonit 2019/2020.

Në këtë konferencë theks i veçantë iu dha mungesës së sallës koncertale. U tha se për 20 vjet, koncerte të tilla mbahen në salla të improvizuara, siç është Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë.