Kulturë

Kadare fiton çmimin Pak Kyongni 2019 në Kore të Jugut

Kadare fiton çmimin Pak Kyongni 2019 në Kore të Jugut

Shkrimtari Ismail Kadare është përzgjedhur fitues i Çmimit Pak Kyongni 2019. Në njoftimin e bërë nga Kim Uchang, kryetar i komisionit përzgjedhës, thuhet se “...punimet e Ismail Kadaresë i bëjnë lexuesit të mendojnë dhe të ndjejnë fort marrëdhënien e tyre me ngjarje të caktuara të historisë”.

Ceremonia për dhënien e këtij çmimi do të mbahet më 26 tetor 2019, në Qendrën Kulturore Toji të Koresë së Jugut, transmeton VOA.