Kulturë

Nis sot edicioni i XIV i Festivalit Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut

Nis sot edicioni i XIV i Festivalit Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut

Tiranë, 16 shtator – Do të mbahet në Tiranë, në datat 16-21 shtator, në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi, edicioni XIV i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut (IHRFFA), aktivitet ndërkombëtar që përfshin dokumentarë, filma me metrazh të shkurtër dhe artistikë dhe që, përmes mjetit kinematografik dhe dokumentaristik, paraqet një mënyrë të re për të ndërgjegjësuar qytetarët për të drejtat e njeriut, veçanërisht në lidhje me aspektet më të ndjeshme për shoqërinë shqiptare.

Tema qendrore e këtij edicioni është “Injoranca vret” dhe përqendrohet në rëndësinë e arsimimit si një e drejtë themelore për qytetarët në të gjithë botën. Programi përmban mbi 45 filma dhe takime që do të krijojnë mundësinë e shkëmbimit të mendimeve dhe përvojave midis artistëve dhe qytetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë.