Kulturë

Sopranoja kosovare do të debutojë si Nannetta në “Falstaff” të Verdit

Sopranoja kosovare do të debutojë si Nannetta në “Falstaff” të Verdit

Prishtinë, 16 shtator –Nannetta, një vajzë e re, e cila ndihet sikur është mbi re nga dashuria që ka për Fenton, është roli që po e pret sopranon kosovare Elbenita Kajtazi. Me këtë rol të operës “Falstaff”, Kajtazi do të debutojë më 19 janar të vitit të ardhshëm në shtëpinë operistike të Hamburgut “Staatsoper Hamburg”.

Në të njëjtën, në janar të këtij viti debutoi me rolin e Susannes në operën “Le Nozze di Figaro”. Suksesi i Susannes bëri që sopranoja të marrë ftesën për rolin tjetër, Nannettën. Debutimi me këtë rol ka qenë një ëndërr e kamotshme e sopranos. Kajtazi ka thënë se këtë rol e ka ëndërruar që kur ka filluar të merret me këndim lirik.