Zdrukthëtari i pasdites në Rahovec Foto: Koha

Zdrukthëtari i pasdites në Rahovec

Artan Krasniqi Artan Krasniqi 15 September 2019 12:00

Në një lokal gati monumental, me tulla dheu, në qendër të Rahovecit, ushtron zejen e zdrukthëtarit, Nazmi Sada. Në fakt, është punë që atij i mbeti më shumë si detyrim.

Ai ishte djali i madh nga katër sa ishin kur babai i tyre vdiq në moshën 38-vjeçare. E vetë ishte vetëm 10 vjeç në atë kohë, shkruan sot Koha Ditore.

Meqë i kishte mjetet e punës, dhe një burrë tezeje që, pos që kishte marrë zanatin nga babai i tij, kishte marrë edhe barrën që të kujdesej për jetimët, Sada u desh të niste të merrej me përpunimin e drurit.

Në lokalin e moçëm vjen erë e fortë e drurit të pastër. E aty ruhen edhe kujtimet për të atin, që megjithatë ai nuk e njeh si zanatli, por vetëm si baba.

Dritaret e babait

Në Rahovecin e qetë, me pak lëvizje të qytetarëve, Sada po e kalonte me një kafe kohën e pushimit. Kthehet në punëtori, për të zhvilluar aty bisedën, e për të shpalosur kujtimet. Kthehet te babai i tij.

“Zanatin e ka nisur baba im. Ka qenë një mjeshtër shumë i respektuar në qytet. Por nuk e mbajti shëndeti e vdiq i ri, në moshën 38-vjeçare”, thotë Sada.

Punën më të madhe babai i tij e kishte bërë me dyer e dritare. Të tilla janë ende në shtëpinë ngjit me lokalin, që është monument kulture, por që është e braktisur....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme