Goditja e Novobërdës Foto: Driton Paçarada / KD

Goditja e Novobërdës

Shaban Maxharraj Shaban Maxharraj 15 September 2019 08:00

Tre furgonë me vizitorë vendorë e të huaj ia kishin mësyrë Novobërdës të martën e kësaj jave. Ende pa dalë të gjithë nga automjetet, rojtari Islam Vllasaliu i kishte lajmëruar se nuk mund të ngjiteshin lart te strukturat e pjesës që njihet si Qyteti i Epërm. Rreth 100 metra është distanca më e afërt që mund t’i ofrohen vizitorët. Shiriti i verdhë me mbishkrimin “Danger” (Rrezik) është kufiri midis vizitorëve e monumentit.

“Ka goxha shumë njerëz, por nuk mund të hyjnë. Do edhe s’po marrin vesh e unë polic nuk jam”, thotë Vllasaliu, tash e sa vite rojtar i monumentit, shkruan sot Koha Ditore.

Vizitorët nisen drejt asaj hapësire me idenë se do të shohin pak strukturat e ringritura të një qyteti mesjetar. Mbi 6 mijë veta e kanë parë videon e UNESCO-s të lansuar në “YouTube” në tetor të vitit 2015, ku pamjet tregojnë se Kalaja po rikonstruktohej. E më shumë se dy vjet nga restaurimi e konservimi, nuk mund t’i ofrohen asaj.

Është bërë e rrezikshme pasi në katër anë është shembur fasada e gurtë vetëm në pjesën e jashtme. U kishte qëndruar shekujve, por jo edhe ndërhyrjeve nën mbikëqyrjen e organizatës kryesore në botë sa i përket trashëgimisë kulturore.

Historia e shembjes e ngritjes së mureve nëpër shekuj është ripërtërirë në ditët e sotme. Tash mësohet se qyteti kishte pësuar në kohën e luftërave ruso-turke të vitit 1689. E histori në vete do të jetë ngritja e mureve e shembja e një pjese të tyre në vitet 2018-2019.

Historia e shembjeve

Këtë javë janë ndërprerë punimet për rehabilitimin e pjesës së shembur të fasadës së gurtë. Pamjet e një ekskavatori, që po shembte fasadën për t’iu rikthyer restaurimit, kanë alarmuar institucionet e publikun.

Punonjësit e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve me të arritur në vendpunishte të hënën kishin thënë se punimet duhet të ndërpriteshin. Të martën edhe ishte nxjerrë vendimi me shkrim për këtë. Ekskavatorët afër monumenteve në Kosovë janë parë edhe më herët. Në rastet kur pronarët i kanë rrënuar kundërligjshëm asetet e trashëgimisë kulturore.

Por historia me ndalimin e punimeve në Novobërdë zë fill herët. Më 2015 atje kishin zbarkuar punonjës e mjete të kompanisë “Koto”, me seli në Beograd....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Memli18/09/2019 11:52

E pa sakt, më 1689 nuk ka pasur luftra ruso turke në Kosovë, por ishte Austrohungaria që kishte ardhur në Kosovë më 1689.

Shto koment

Të ngjashme