Kulturë

Manifestimi “Nata e bardhë” të shtunën në Prizren

Manifestimi “Nata e bardhë” të shtunën në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot së bashku me drejtoreshën e Aleancës Franceze, Anne-Sophie Veyrier dhe koordinatoren e projektit, Blerta Hoçia, mbajtën konferencë për shtyp në hapësirat e Komunës së Prizrenit, për të sqaruar detajet lidhur me organizimin e manifestimit kulturor, Nuit Blanche Prizren (Nata e Bardhë), e cila do të organizohet të shtunën më 14 shtator dhe do të jetë hera e parë që do të mbahet në një qytet të Ballkanit.

Kryetari Haskuka, fillimisht duke i falënderuar partnerët e këtij bashkëpunimi, tha se me këtë organizim Prizreni i është bashkuar mbi 30 qyteteve anembanë botës si Parisi, Roma, Montreali, Toronto e Madridi, të cilët po ashtu organizojnë këtë ngjarje.