Sot ka filluar karnavali i parë i librit, me ç’rast është promovuar edhe murali i punuar nga stafi i OJQ-së së bashku me nxënësit dhe stafin e SHFMU “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Ky aktivitet po mbahet për nder të Ditës Ndërkombëtare “Shkrim-Lexim” të shpallur nga UNESCO.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProjekti “Libri, miku im më i mirë” është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të OJQ-së “Rinia Kosovare Evropiane” dhe SHFMU “Fehmi Agani” në Gjakovë, me qëllim të ndërgjegjësimit të të rinjve për zbutjen e përdorimit nga varësia e telefonave të mençur nëpërmjet aktiviteteve kulturore dhe bashkëpunimin ndërmjet grupeve të mëdha dhe të margjinalizuara të Komunës së Gjakovës.
Në karnaval fëmijët janë veshur si personazhet e librave që kanë lexuar dhe janë nisur nga shkolla “Fehmi Agani” për ta vizituar Bibliotekën e Qytetit “Ibrahim Rugova”.