Kulturë

Festivali i Venecias i paparashikueshëm sikurse politika

Venecia, 9 shtator, - Politika evropiane është e paparashikueshme, prandaj pse nuk mund të jetë i tillë një festival? Vitin e kaluar, Venecia kishte shpërblyer “Roma”, “The Favourite”e “Sunset”. Edicioni i 76-të i festivalit kishte diamantet e tij, mirëpo ishte i paktë sa i përket emocionit real – edhe pse, siç i ka hije kohës sonë, zhurma vinte shumë pak nga filmat e më shumë nga rrjetet sociale që ishin mbledhur rreth tyre.

Argumentueshëm kontraversiteti më i madh i këtij viti, duke sjellë valë që ishin përhapur përtej Lidos, kanë ardhur për produksionin e Hollywoodit, mirëpo për një të errët e të pazakonshëm – “Joker” të Todd Phillips, të zymtin, djallin nihilist që sillet rreth Barmanit. Ishte një tour i zorshëm për Joaquin Phoenix, një pompozitet dhe ulje e kapelës në shenjë nderi ndaj filmave të caktuar të Martin Scorsesee. Edhe filmi vetë ishte eklipsuar nga stuhia në Twitter që kishte provokuar – a ishte më të vërtet një mesazh për fuqizimin e ‘incels’ apo edhe të jashtmëve të tjerë socialë të ngacmuar – mirëpo ishte më të vërtetë një nga produksionet më të fuqishme të Hollywoodit për një kohë, shkruan sot Koha Ditore.

Në mesin e erëzave të Venecias 2019 ishin dëshpërimi dhe mallkimi, duke e bërë këtë vit herë pas here më të vërtetë të kompleksuar dhe apokaliptik. Nëse zymtësia e pastër e “Joker” – fitues i “Luanit të Artë - ishte antitezë e ikjes së realitetit të heroit, ishte e lehtë për të që të ishte më i suksesshëm sesa horrori vizual dhe moraliteti absolut i regjisorit çek, Vaclav Marhoul në “The Painted Bird”, një adaptim rreth tri orësh i Jerzy Kosindkis, hitit të harruar të 1965, që ndjek një djalë të ri gjersa udhëton nëpër peizazhe të Luftës së Dytë Botërore, i ngjashëm me ferrin mesjetar. Filmi është realizuar me kujdes, me fotografi të shkëlqyeshme me të bardhë dhe të zezë, dhe ishte admiruar nga disa. Për mua ishte një parodi e frikshme e errësirës autentike të regjisorit hungarez Bela Tarr, i cili i ka borxh mjaft estetikës së tij.

Në mënyrë të çuditshme, e ndryshme ishte “Moffie” e Oliver Hermanus, e cila evokoi brutalitetin që kanë përballur rekrutët e ushtrisë së Afrikës Jugore më 1980, veçanërisht nëse ata kanë qenë homoseksualë (Titulli është një njollë homofobike në gjuhën afrikane). Një lloj sub-ekuatoriale “Full Metal Jacket”, kjo nuk ishte në asnjë mënyrë e këndshme, mirëpo kishte një unazë të autenticitetit, të brutalitetit dhe disa performanca të tmerrshme të një kaste, të cilët me guxim u nënshtrohen masave të rrepta të kampit.

Mirëpo, për zymtësi, me një prekje të humorit ishte një pushim në “About Endlessness” nga Roy Anderson, suedezi i cili ka fituar çmimin kryesor “Golden Lion” në Venecia në vitin 2014, me titullin e tij të mrekullueshëm “A Pigeon Sat on a Branch Reflecting on Existence”. Andersson është i qetë dhe konsiston me shaka. “About Endlessness” – me të cilin ka fituar “Luanin e argjendtë” si regjisor – është filmi i tij i katërt në të cilin gjendja njerëzore vjen përmes një serie të vinjetave të elaboruara, dhe të luajtura nga interpretuesit të krijuar për t’u ngjarë njerëzve të zbehtë në një film me zombi.

Kishte disa emra signifikues të mëdhenj që ishin zhgënjyes brenda dhe jashtë garës, dhe dramat nuk ishin aq therëse sa dokumentarët në Venecia – duke theksuar “The Kinmaker” të Lauren Greenfiels, një portret i tmerrshëm i Imelda Marcos dhe për trashëgiminë e një ndërmjetësi i cili nuk dëshiron që të heqë dorë nga influenca e dinastisë. Në fushën e doku-dramës, Olivier Assayas ofron një histori zvarritëse të spiunazhit “kuban-amerikan” në “Wasp Network: me një ekip që përfshin Penelope Cruz dhe Gael Garcia Bernal, mirëpo pa fokusin epik të mëhershëm regjisorial të spiunazhit në “Carlos”.

Po ashtu ishte edhe “Seberg” nga Benedict Andrews, për ditët e fundit të yllit Jean Seberg, përndjekur nga CIA për përfshirjen e saj me aktivistët e fuqisë së zezë; një tip i pajetë, që paraqet atë rrallësinë që më vështirësi mund të imagjinohet, një paraqitje pa energji e Kristen Steward. “The Laundromat” e Steven Soderbergh ishte episodike, llogari financiare të mashtrimit siç ishin ekspozuar në “Panama Papers” me Gary Oldman dhe Antonio Banderas si Jurgen Mossack dhe Ramon Fonseca, që ua bëjnë më sy kamerave për stilin më qesharak në “The Big Short”. Një film i tmerrshëm i vetëkënaqur, mashtrim absolut i Festivalit.

“The Laundromat” është një nga tre filmat e “Netflix-it”, të tjerët ishin “Marriage Story” nga Noah Baumbach dhe i vështiri, një revizionist i marrë nga historia e Henry V, “The King” nga David Michod, me Timothee Chalamet në rolin e Hal, që rritet me sfidat për të marrë kurorën. Skenat e luftës, kur ia nisën, ishin të mrekullueshme, një “Agincourt” e fuqishme e versionit të Laurence Olivierit - mirëpo filmi është madhështor më së shumti falë një ritmi të ngadaltë të Joel Edgerton, i cili ka bashkëshkruar skenarin dhe që luan në “Falstaff”

James Gray ka një aventurë hapësinore të këndshme në “Ad Astra” me Brad Pitt, që niset drejt fundit të universit në kërkim të kuptimit të tij dhe të babait të tij (të paimitueshmit Tommy Lee Jones). Roman Polanski, reputacioni personal i të cilit nënkuptonte që shumë ishin të pakënaqur që ai ishte në garë, në fakt erdhi suksesshëm me “An Officer and a Spy” – fitues i “Ariut të Argjendtë” – në lidhje me rastin e Dreyfus të 1890-s. Për disa, Polanski duke bërë një film për disa akuzime të padrejta ishte e drejtë, mirëpo ky ishte më shumë sesa një dramë solide e historike – pak akademike, por emocionuese dhe bindëse, me ndonjëherë humoristin Jean Dujardin (artisti) duke shkëlqyer në seriozitet sikur oficeri i inteligjencës kur shfaq faktet.

Dhe pastaj në mënyrë triumfuese ishte “Marriage Story” e Noah Baumbach, një dramë e thartë për një çift teatror (Scarlett Johansson, Adam Driver) që ndahen në mes të paraleleve kulturore të LA dhe New Yorkut dhe dallimeve të tyre emocionale. Të dyja rolet kryesore janë verbuse, siç janë Laura Dern, Alan Alda dhe Ray Liotta si avokat të tyre; gjatë kohës që vozitësi këndon një version të “Being Alive” të Sondheim. Ky film i thellë e i pamëshirshëm nuk ka lënë askënd pa qarë/ The Guardian.