Kulturë

Filmi “Zana” shfaqet në festivalin e Torontos

Filmi “Zana” shfaqet në festivalin e Torontos

Filmi debutues i Antoneta Kastratit, “Zana”, mahniti publikun me premierën e tij botërore në festivalin e madh të Torontos në Kanadë, thotë Qendra Kinematografike përmes një njoftimi për media.

Sipas kumtesës, filmi “Zana” është një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare që përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga e kaluara e saj e errët e kohës së luftës.