Kulturë

Retrospektiva e Wim Wenders në Lumbardhi

Filmat e viteve 70’ dhe 80’ të Wim Wenders do të përthekojnë retrospektivën e regjisorit gjerman, në mes të datave 6 dhe 29 shtator, në Lumbardh.

“Lumbardhi dhe Fondacioni Wim Wenders kanë kënaqësinë të prezantojnë Retrospektivën e Wim Wenders i cili shënon edhe perfundimin e programit të filmit të Lumbardhi për vitin 2019. Duke filluar nga 6 Shtatori Retrospektiva e Wim Wenders do të paraqesë një përzgjedhje të 10 filmave të Wim Wenders nga vitet 70’ dhe 80’”, thuhet në njoftimin për media të Lumbardhit.

Wenders është një nga kineastët më me ndikim në Gjermaninë e pasluftës, i cili doli në pah si pjesë e lëvizjes së kinemasë së re gjermane në vitet 70’të.

“Programi i filmit të Lumbardhi synon të tërheqë një pjesë të historisë, nga një kohë e cila ka ndalë ëndrra kolektive, pikërisht aty ku edhe u ndërtua Kino Lumbardhi. Vëzhgimi i kinematografisë dhe vendosja e saj për të rishqyrtuar format dhe praktikat e një kinemaje, si dhe për të krijuar një platformë për mënyra të reja të të parit”, thuhet në njoftimin për media, përcjell Koha.net.

Ky program i filmit u mundësua në bashkëpunim me Fondacionin Wim Wenders dhe Goethe Institute dhe me mbështetjen e Ambasadës Gjermane në Prishtinë. Të gjithë filmat do të shfaqen në gjuhën e tyre origjinale me titra në shqip dhe anglisht. Hyrja ofrohet falas.

Më poshtë mund ta lexoni programin e plotë:

6 SHTATOR, E PREMTE, 20:00

Same Player Shoots Again [I njëjti lojtar godet përsëri](1967), 12 min

Reverse Angle: Ein Brief aus New York [Këndi i Kundërt: Letër nga Nju Jorku] (1982), 17 min

Chambre 666 [Oda 666] (1982), 44 min

10 SHTATOR, E MARTE, 20:00

Lightning over Water [Vetëtima mbi ujë] (1981), 92 min

Regjisor: Nicholas Ray, Wim Wenders

15 SHTATOR, E DIELE, 20:00

Der Amerikanische Freund [Shoku Amerikan] (1977), 123 min

17 SHTATOR, E MARTE, 20:00

Die Angst des Tormanns beim Elfmeter [Frika e Portierit nga penalltia] (1972), 101 min

20 SHTATOR, E PREMTE, 20:00

Der Himmel über Berlin [Qielli mbi Berlinin] (1987), 130 mins

24 SHTATOR, E MARTE, 20:00

Der scharlachrote Buchstabe [Letra e Kuqe] (1973), 94 min

27 SHTATOR, E PREMTE, 20:00

Tokyo-Ga (1985), 92 min

29 SHTATOR, E DIELE, 20:00

Paris, Texas (1984), 139 min