Kulturë

Ana tjetër e Gjermanisë shpaloset në vepra arti

Me ekspozitën "Utopia and Demise: Art in the GDR", muzeu “Kunstpalast” në Düsseldorf ofron një përmbledhje të artit në Gjermaninë Lindore Komuniste prej viteve të pas Luftës së Dytë Botërore deri në rënien e Murit të Berlinit. Ekspozita përqendrohet në piktura, që si fushë arti ishte mediumi më i rëndësishëm i vendit për artistët vizualë. Rreth 130 piktura dhe vizatime nga 13 artistë janë pjesë e ekspozitës. Ato u realizuan nga gjenerata të ndryshme të piktorëve që kultivuan stile të ndryshme, secila me pozicionet e veta artistike. Jo të gjithë njiheshin përtej kufijve të Republikës Demokratike të Gjermanisë, transmeton Koha Ditore.

“Ka shumë për të zbuluar në ekspozitë, dhe kjo është e qëllimshme”, ka thënë kuratori Steffen Krautzig. “Ne duam të shohim veprat e artit dhe larminë e tyre që ka ekzistuar edhe në RDGJ”, ka thënë ai.

Përzgjedhja e artistëve, sipas Krautzigut, e bën të qartë se “shtimi i stereotipit të abstraksionit të lirë në Perëndim dhe realizmi i ngarkuar ideologjikisht në Lindje duhet të merren me rezervë”.

Biznesi i artit u nda në ata që ishin të privilegjuar dhe ata që ishin në shënjestër. Willi Sitte, i cili drejtoi Shoqatën e Artistëve në RDGJ, deklaroi publikisht mbështetjen e tij për sistemin.

“Por shumë artistë e minuan këtë ide dhe kërkuan alternativë të sistemit kulturor shtetëror”, ka thënë Krautzig, duke shtuar se ai nuk dëshiron që ekspozita të trajtohet me të madhe sa i përket polemikës së vjetër mbi “artin shtetëror të RDGJ-së".

“Është koha që një hapësirë e madhe e artit në Gjermaninë Perëndimore të tregojë përfundimisht dhe të shpjegojë një anë shpesh të fshehur në ish-Gjermaninë Lindore”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i “Kunstpalast”, Felix Krämer./DW

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)