Pavarësisht se iu ndaluan punimet në Kalanë e Artanës në Novobërdë, kompania e Beogradit “KOTO” ka vazhduar shembjen edhe këto ditë.
Në adresë të portalit Koha.net ka ardhur një video nga një person, që ka dashur të mbetet anonim, dhe ka treguar se aty u punua edhe dje edhe sot.
Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes janë edhe Policia e Kosovës.
Ministria e Kulturës, edhe më herët kishte thënë se përgjegjësinë për këtë shembje e ka kompania nga Beogradi “Koto” e kontraktuar nga UNESCO.
Kujtojmë se ende s’janë bërë 3 vjet që kur është bërë restaurimi i Kalasë dhe muret kanë filluar të shemben.
Koha.net ka mësuar para pak çastesh se kompanisë i janë ndërprerë punimet.
Artikuj të ngjashëm
-
Ministria: Kalaja e Novobërdës rrezikon të shembet tërësisht
-
Kompania nga Serbia me ekskavator rrezikon Kalanë e Novobërdës
-
Ndërpriten punimet e kompanisë serbe që me ekskavator po dëmtonte Kalanë e Novobërdës
-
Vizitorët nuk mund t’i afrohen Kalasë së “rinovuar” të Novobërdës
-
Shteti i kthehet Kalasë së Novobërdës të dëmtuar me restaurim milionësh