Kulturë

Kosova “përfaqësohet” vetëm me flamur në Festivalin e Filmit në Venecie

Prishtinë, 29 gusht – Filmi “Ballkoni” i regjisores Lendita Zeqiraj para gjashtë vjetësh ishte në konkurrencën e filmave të shkurtër në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Venecie. Më 2013, ky film ishte nominuar për çmimin “Venice Horizons Award”. Prej asaj kohe Kosova nuk është prezantuar në këtë Festival me ndonjë film që është përkrahur nga shteti.

Por në edicionin e 76-të të Festivalit që mbahet në qytetin italian, që përbëhet nga 118 ishuj, organizatorët kanë vendosur edhe flamurin e Kosovës. Qendra Kinematografike e Kosovës sivjet nuk do të jetë e pranishme në Festivalin që është hapur të mërkurën me bashkëprodhimin midis Francës e Japonisë, “The Truth” me regji të Hirokazu Kore-eda, një rrëfim familjar ku bashkohen e ëma dhe e bija e pas kësaj nisin të lindin probleme.

Drejtori i QKK-së, Arben Zharku ka thënë se nuk e kanë parë të arsyeshme të jenë të pranishëm në Festival, meqenëse nuk jepet ndonjë film nga Kosova e po ashtu ky festival nuk ofron treg filmi sikurse ai i Cannes apo i Berlinit, ku QKK-ja ka qenë prezente edhe sivjet.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")