“Nuk ka shkop magjik për të na i kthyer vendet e punës”, kishte thënë presidenti amerikan, Barack Obama, më 2016.
Tani ai i është kthyer kësaj çështjeje që e kishte preokupuar, me filmin e tij të parë dokumentar në karrierën paspresidenciale si producent filmik (me Michelle Obamën) për “Netflix”.
Është ky një studim mbi vendin e punës nga regjisorët Steven Bognar dhe Julia Reichert që të bën për vete dhe ta japë një ndjenjë të trishtë.
“American Factory” është, meqë ra fjala, një shembull tjetër se si “American”, si fjalë e parë e titullit, e mbush filmin me ironi. (“American Hustle”, “American Gangtser”, “American Psycho”). Fabrika për të cilën flet filmi është larg të qenit amerikane.
Më 2014, prodhuesi kinez i xhamave për vetura, “Fuyao”, bleu fabrikën e dikurshme të “General Motors” në Dayton të Ohios, që kishte qenë e mbyllur që nga 2008-ta – duke premtuar investime dhe qindra vende të reja pune... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)