Tradita gati njëshekullore e rregullimit të biçikletave

Tradita gati njëshekullore e rregullimit të biçikletave

Artan Krasniqi Artan Krasniqi 25 August 2019 12:31

Shenoll Haliti nuk e kishte menduar kurrë se do të bëhet mjeshtër i biçikletave. Kështu, ani pse në të dyja anët e familjes i kishte të lidhur me këtë punë.

Është bërë gati një shekull që gjyshi, axhët e djemtë e tyre ruajnë traditën e punës me dyrrotëshe. Vetë Haliti zanatin e mori nga daja i tij, që vazhdon të punojë këtë zeje në qytetin e Vushtrrisë, shkruan Koha Ditore.

Në lokalin e tij të vogël, e pothuajse monumental për shkak të vjetërsisë që ka, që gjendet në rrugën “UÇK” në zemër të Prishtinës, ai po kryente punët e zakonshme. Një rrotë biçiklete e ka vënë në një pajisje, e cila ia mundëson atij që të bëjë balancimin e saj. Pranon që të japë intervistë për gazetën me një kusht: që të mos ta ndalë punën. Mitrovicasi që nuk mundet ta shfrytëzojë tash dy dekada pronën e tij në pjesën veriore të qytetit, tregon se si “u detyrua” ta marrë zanatin, e si ia pa hairin atij.

Kthimi te zanati i të parëve

Në të djathtë në raport me portën kryesore të lokalit të vogël, është një tavolinë në të cilën ndodhen mbase qindra mjete të ndryshme pune. Në ballë të saj, një dërrasë shërben për të varur të tjera vegla pune, kryesisht çelësa, dana e kaçavida. Të tillë kanë shumica e mjeshtërve të këtij soji. Meraku i gjithsecilit e përcakton renditjen e këtyre mjeteve. Shenoll Haliti është prej atyre që mjetet i punës i mban sikur të ishin në ekspozitë.

E mbi atë dërrasë, krejt në majë qëndrojnë tri fotografi të moçme, të futura në korniza druri, e të mbuluara me xham. Janë të parët e Halitit, gjyshi Sabriu dhe axhët e tij, për të cilët 38-vjeçari flet me admirim... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme