Kulturë

Akademia amë arabe në Damask me 3 shqiptarë

Në retorikën nacionale arabe Damasku njihet si "Zemra e arabizmit",ngase aty u paraqitën idetë e lëvizjet për një identitet që bazohet mbi gjuhë e kulturë arabe të përbashkët midis myslimanëve e të krishterëve që flasin arabisht dhe kanë një kulturë të përbashkët,në kohën kur ishin në fuqi osmanizmi dhe panislamizmi.

Në këtë luftë për identitet, pionierët e arabizmit, sikurse të shqiptarët në fillim të shek. XX, ishin të ndarë në dy rryma: ajo që donte - autonomi në kuadër të Perandorisë Osmane dhe ajo që insistonte në pavarësi të plotë, pra me ndarje nga Perandoria Osmane, shkruan sot Koha Ditore.

Lufta ballkanike 1912-1913,përkatësisht fati i shqiptarëve,u ndoq me interesim të madh në Levent dhe,si pasojë,kishte efekt në orientimin e elitës që kishte marrë më shumë guxim për t'u shprehur me më shumë kërkesa për autonomi të madhe e madje për pavarësi në bashkëpunim me aleatët(Britania e Madhe e Franca), që më 1914 u bënë bashkë kundër Perandorisë Osmane.

Në anën tjetër,në kohën kur Sulltani e shpalli "xhihadin" kundër "armiqve të islamit"(Britania e Madhe,Franca e Rusia), Londra filloi negociata me udhëheqës arabë më 1915, duke u premtuar të drejtën për "një shtet arab të pavarur",por pa përcaktuar mirë kufijtë e këtij shteti.

Njëkohësisht,Londra ishte në negociata sekrete me Parisin për ndarjen e sferave të interesit në Levent. Kështu,me ato premtime për një "shtet arab të pavarur",arabët me emirin e Meqës, Husein Ibn Ali, e shpallën në qershor 1916 kryengritjen e armatosur me ndihmën financiare, teknike e ushtarake të Britanisë,kundër sundimit osmane....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)