Kulturë

E drejta zakonore përtej trashëgimisë kulturore

Në letërsinë e Kadaresë, gjakmarrjet e shpagimet kanunore që morën hov pas viteve ’90 janë krahasuar me një gjarpër të shpërgjumur pas një dimërimi të gjatë.

Dimri, sipas shkrimtarit gjirokastrit, ishte periudha komuniste në Shqipëri kur shteti me dorë të hekurt u duk se i çrrënjosi njëherë e përgjithmonë traditat e moçme kanunore, shkruan sot Koha Ditore.

Prej kohësh drejtësia në Kosovë është përballur me interferenca edhe nga praktika kanunore e gjysmëkanunore. Jo të pakta kanë qenë rastet kur procese gjyqësore kanë kaluar paralelisht edhe nën filtrin e Kanunit, qoftë me falje ose pajtime, ose kur faljet e marrëveshjet gojore mes individëve të hasmuar kanë ndikuar në shqiptimin e vendimit të gjykatave

Neni 232 mbi “procedurën e ndërmjetësimit”, nga Kodi i Procedurës Penale, njeh “ndërmjetësit e pavarur”, ndaj krijon hapësirë për praktika të tilla.

Sipas disa studiuesve të traditës vernakulare juridike ndër shqiptarë, etablimi i sistemit modern ligjor nuk iu ka dhënë fund asnjëherë ekzistencës së drejtësisë kanunore.

Dikur “pleqësitë”, që kryenin funksionet e gjykatave kanunore, ishin dorëzanet e vetme të shpërndarjes së drejtësisë: larjet e gjaqeve, shpagimet, dënimet e sanksionimet e tjera kalonin nën gjykimin e këshillit të përbërë nga më të vjetrit e fisit apo bajrakut.

Në vitet’30, Monarkia Shqiptare në kohën e mbretit Zog njihte gjyqet paqtuese.

Në Shqipëri, në vjeshtën e vitit 1990 një grup intelektualësh kishin krijuar “Komitetin e pajtimit mbarëkombëtar”. Misionarët dhe grupet e organizuara të pleqësisë kishin udhëhequr procesin e pajtimit gjithandej fshatrave dhe bashkive në vend....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)