Kulturë

Zbulohet shpella ku jetoi një vit albanologu i madh dom Nikolle Gazulli, i vrarë në 1946

Zbulohet shpella ku jetoi një vit albanologu i madh dom Nikolle Gazulli, i vrarë në 1946

Pas shumë vitesh kërkimesh është gjetur shpella ku albanologu i madh dom Nikollë Gazulli ka jetuar rreth një vit, në Vrith të Shkodrës. Lajmi është dhënë nga Artan Shkreli, zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ai shkruan se ky zbulim është një tregues se sa e ashpër ka qenë regjimi komunist i asaj kohe. Aty u gjetën tepricat e kalbura të shtratit të tij të improvizuar, shkalla e shembur dhe mjete elementare për mbijetesë; një kovë uji e ndonjë enë e vogël.