Kulturë

Më 23, 24 e 25 gusht - Ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit

Në 12 vjetorin e ndarjes nga jeta të aktorit Faruk Beogolli, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës, më, 23, 24 e 25 gusht organizojnë Ditët e filmit në kujtim të tij, transmeton njoftimin Koha.net.

Faruk Begolli është një ndër figurat më të rëndësishme të Teatrit dhe Kinematografisë Kosovare dhe njëri ndër aktorët më të famshëm shqiptar nga Kosova në Jugosllavi. Faruk Begolli ka studiuar në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd ku ka diplomuar në vitin 1966. Është bashkëthemelues i degës së aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në vitet e 90-ta ka bashkëthemeluar Teatrin "Dodona" në Prishtinë. Faruk Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma jugosllavë e të Kosovës, si ‘Kur pranvera vonohet’ (1980), ‘Era dhe Lisi’ (1979), ‘Të ngujuarit’ (1972), ‘Si të vdiset’ (1972), ‘Proka’ (1984) etj.

Filmdashësit më 23, 24 dhe 25 gusht mund të shikojnë tre filma të tij, gratis, në kinemanë Cineplex.

Programi:

Era dhe Lisi - ora 20:00, kinemaja Cineplexx

Kur Pranvera Vonohet - ora 20:00, kinemaja Cineplexx

Proka – ora 20:00, kinemajaCineplexx

Linku i eventin në Facebook: https://www.facebook.com/events/742481329541631/