Kulturë

Muzeu që synon të zbërthejë historinë e parave

Muzeu që synon të zbërthejë historinë e parave

Muzeu i ri i ekonomisë “Citeco” po tenton që të bëjë të kuptueshme dhe argëtuese historinë misterioze të parave. Nga arti deri të filmat, ka shumë për të zbuluar brenda mureve të këtij pallati, më shumë si një vilë luksoze.

Thonë se paratë bëjnë që bota të rrotullohet dhe kjo vlen edhe për një muze të mirë: “Cité de l'économie et de la monnaie" (Qyteti i ekonomisë dhe parave) është një muze i ri i cili është hapur këtë verë në Paris. I quajtur shkurt “Citeco”, është vendosur në qendër të ndërtesës “Banque de France”.