Toy Story 4, filmi i pestë rekord i Disneyt me një miliard dollarë fitime

Toy Story 4, filmi i pestë rekord i Disneyt me një miliard dollarë fitime

17 August 2019 14:44

1 miliard dollarë, dhe më shumë!

Disney njoftoi se vazhdimi i filmit të popullarizuar të animuar, Toy Stoy 4, e ka tejkaluar në të gjithë botën “kufirin” kinematografik 1 miliardë dollarësh pothuajse dy muaj pas shfaqjes së tij teatrale. Ky është filmi i pestë 1 miliard dollarësh i Disney për vitin 2019, pas Aladdin, The Lion King, Captain Marvel dhe Avengers: Endgame - të gjithë këta i fituan nga më shumë se 1 miliard dollarë më herët këtë vit.

Deri të mërkurën, shitjet e biletave të filmit e tejkaluan shumën prej 1 miliard dollarëve, duke iu bashkuar kështu Incredibles 2, Finding Dory dhe Toy Story 3, si filmi i katërt i Pixar që e ka arritur këtë shumë të paparë.

Sipas një njoftimi nga studio, fitimet prej 1,001,7 milion dollarësh të filmit e bëjnë atë filmin e tetë të animuar më fitimprurës të të gjitha kohërave.

Totali i Toy Story 4 është arritur falë 421.8 milionë dollarëve nga shitjet e biletave vendase, të shoqëruara nga 579.9 milionë dollarë nga territoret e huaja, përfshirë Japoninë (76.5 milionë dollarë), Mbretërinë e Bashkuar (75.2 milionë dollarë) dhe Meksikën (71.8 milionë dollarë), ndërkohë që shfaqjet kinematografike në të ardhmen priten në Gjermani dhe në të gjithë Skandinavinë.

I publikuar nëntë vjet pas paraardhësit të tij, Toy Story 4 me regji të Josh Cooley, flet për lodrat e dashura Woody (Tom Hanks) dhe Buzz Lightyear (Tim Allen) ndërsa ata i bashkojnë forcat me miqtë e rinj (Tony Hale si derri i egër, Keegan-Michael Key dhe Jordan Peele si lodrat prej pelushi të karnavaleve) dhe lodrat e vjetra (Annie Potts si Bo Peep, Joan Cusack si Jessie) në një mision për ta ndihmuar Woody që të rilidhet me pronarin e tij të ri (dhe veten).

Toy Story 4 tani po shfaqet nëpër kinema në mbarë vendin.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme