Kulturë

“Zbulimi epokal” i një figurine në Serbi, e ngjashme me “hyjneshën në fron”

“Zbulimi epokal” i një figurine në Serbi, e ngjashme me “hyjneshën në fron”

Zbulimi i një figurine në fshatin Vitkovo afër Aleksandrovacit është cilësuar si “zbulim epokal” nga mediat në Serbi. Falë përpjekjeve të pareshtura ndër vite të entuziastëve të muzeut lokal, arkeologia serbe Sanja Crnobrnja-Krasiq ka thënë se bëhet fjalë për “Venusin” më të madh të gjetur deri më sot. Sipas saj, gjetja e së martës duhet të jetë rreth 6 mijë vjet e vjetër.

Sipas vlerësimeve të para, figurina i përket periudhës së vonë të neolitit në kulturën e Vinçës, kurse për lokalitetin arkeologjik është thënë të jetë “më i vjetër se piramidat në Egjipt”, shkruan sot Koha Ditore.